Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka prezantuar investimin më të madh në këtë komunë.
Muhaxheri tregoi se është lëshuar në përdorim Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza.
Ky projekt është i mbështetur nga KfW-ja Gjermane dhe Zyra Zvicerane në Kosovë, dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit.
“Ditë më parë u lëshua në përdorim Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Komunën e Pejës. Ky është investimi më i madh i pasluftës në komunën tonë, mbështetur nga KfW-ja Gjermane dhe Zyra Zvicerane në Kosovë. Jemi shumë krenar që Peja tashmë po fillon një epokë të re në mbrojtjen e ambientit”, ka shkruar Muhaxheri.