×
  • Showbiz
  • Show

    Genc Prelvukaj viziton krerët e UÇK-së ne Hagë, zbulon detaje nga biseda me ta

    Insajderi
    18 June 2023 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari Genc Prelvukaj ka shkuar në Hagë që t’I vizitojë ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen atje në paraburgim.

    Prelvukaj vizitën e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka shtuar se në vizitë takoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sot, pata kenaqesine te takoj ne Hage, disa prej krereve te luftes dhe kontribuesit me te medhenj te themelimit te shtetit te Kosoves, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn”.

    “Unike e shume te lidhur mes vete, krenare e te pathyeshem, secili prej tyre me dha ndjesi pozitive duke reflektuar besimin qe, sikurse edhe cdo beteje tjeter, edhe kete stuhi qe kane para vetes, do ta mposhtin njehere e mire”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Postimi i plotë:

    Sot, pata kenaqesine te takoj ne Hage, disa prej krereve te luftes dhe kontribuesit me te medhenj te themelimit te shtetit te Kosoves, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.

    Te forte si shkembinj, me te ri se kurre, te dashur e te çelikte si çdohere tjeter. Dy ore e gjysme qe kaluan sa çel e mbyll syte. Njerez qe transmetonin pozitivet, force dhe dashuri te madhe per vendin.

    Unike e shume te lidhur mes vete, krenare e te pathyeshem, secili prej tyre me dha ndjesi pozitive duke reflektuar besimin qe, sikurse edhe cdo beteje tjeter, edhe kete stuhi qe kane para vetes, do ta mposhtin njehere e mire.

    Burgu dukej shume i vogel perballe historise se Thaçit e madheshtise se Veselit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark