×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gënjeu se ska asgjë për të deklaruar – shtetasit nga Shqipëria i kapen rreth 30 mijë euro nga doganierët kosovar

    Insajderi
    21 March 2023 - 14:41

    Njësiti i Doganës së Kosovës ka arritur sot që të zbulojë dhe parandalojë futjen e mjeteve monetare në formë ilegale. Bëhet fjalë për rreth 30 mijë euro, shkruan Insajderi.

    Një shtetas nga Shqipëria është ndaluar në pikën e kalimit në Vërmicë, i njëjti kishte thënë se ska asgjë për të deklaruar.

    Parat e pa deklaruara nga zyrtarët e doganës janë gjetur në çantën e dorës dhe të llaptopit, të të njëjtit.

    Siç shihet edhe nga fotografitë ato ishin të mbështjellura me letër.

    Sot në orët e para të mëngjesit në pikë kalimin kufitar të Vërmicës është paraqitur automjeti me targa të republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar. Automjeti është ndaluar për kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara“, thuhet në njoftim.

    “Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe ne çantën e Lap Top-it te ndara në katër paketime”

    Rasti më tutje ka vazhduar për hetime derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore , respektivisht konform nenit 33.5 te KDAK-ës,

    Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi“, thuhet në njoftim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark