×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Dronët e konfiskuara të terroristëve dhanë dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit

    Insajderi
    01 October 2023 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diapsorës, Donika Gërvalla, ka komentuar pamjet të cilat të dielën i publiku ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, shihen duke u stërvitur brenda territorit serb.

    Këto pamje i ka publikua në Twitter kryeministri Albin Kurti, ndërkaq pas tij edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

    Sigurimi i pamjeve është mundësuar përmes dronëve të terroristëve të cilat i ka konfiskuar Policia e Kosovës.

    ”Dronët e sekuestruar nga grupi terrorist kanë dhënë dëshmi të tjera për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet kundër Republikës së Kosovës“, ka shkruar Gërvalla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark