×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gërvalla godet ashpër BE’në që po e toleron Serbinë për dialogun dhe lidhjet me Rusinë

    Insajderi
    09 October 2022 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla në fjalën e saj në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vlerësoi se Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së, teksa thekson se lufta në Ukrainë është test për Kosovën dhe Perëndimin.

    Ministrja Gëvalla është shprehur e ashpër me BE-në, duke thënë se Europa s’i ka kërkuar Serbisë që t’i përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet e nënshkruara dhe s’ka vepruar ndaj lidhjeve të Serbisë me Rusinë.

    “Nëse njëra palë në tavolinë i jep shuplakë partnerëve në Perëndim dhe rreshtohet kah një kriminel lufte, atëherë duhet të bëhet pyetja çka tash. Çka i thotë kjo Vuçiqit dhe Putinit. Çka thotë kjo në sytë e Perëndimit”, është shprehur Gërvalla.

    Ajo ka pyetur se a “është Perëndimi aq i dobët sa nuk arrinë të përshtatë veprimet kur dikush rreshohet me shtetin që kërcënon paqen, edhe me armë bërthamore”.

    “Kemi të bëjmë me një Rusi agresive. Europa s’ka kërkuar nga Serbia t’i përmbushë detyrat që lindin nga marrëveshjet e nënshkruara”, u shpreh ministrja.

    Tutje ajo tha se Rusia s’ka hequr dorë nga përçarja e Perëndimit.

    “Kosova synon të jetë anëtare e Bashkimit Europian dhe e NATO-s. Jo vetëm që është e mirë për ne, por është e rëndësishme edhe për Perëndimin. Rusia kurrë s’ka hequr dorë nga përçarja e Perëndimit”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark