×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gërvalla i reagon Borrellit: A po bëni thirrje për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?

    Insajderi
    24 June 2023 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dje tha se është shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës.

    Pas arrestimeve të reja nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore, Borell kritkoi Kosovën. Ai Arrestimet e serbëve i ka konsideruar si arreste pa përfillje të procedurave gjyqësore.

    Atij i ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

    Gërvalla ka shpërndarë postimin e tij në Twitter dhe e ka pyetur nëse BE’ja po bën thirrje që të mos ndëshkohen ata që kanë sulmuar pjesëtarët e NATO’s.

    “A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?”, ka pyetur Gërvalla.

    Gërvalla ka thënë se arrestimi i djeshëm, është bërë në bazë të Kodit të Prcoedurës Penale të Kosovës dhe se s’ka asgjë “jashtëgjyqësore”.

    “Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi u bë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë jashtëgjyqësore”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark