×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla: LDK lidhjen më të madhe e ka me Sami Lushtakun

    Insajderi
    13 February 2024 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetarja e Listës “Guxo”, Donika Gërvalla-Schwarz ka hedhur akuza të rënda ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Gërvalla-Schwarz ka deklaruar se LDK është parti e Sami Lushtakut, njërit prej figurave kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës.

    “E keni pa që ata edhe emrin nuk duan ta kenë më Lidhja Demokratike e Kosovës. Duan ta kenë emrin Rruga e re, Lidhja e ku ta di unë. Por lidhjen më të madhe e kanë me Sami Lushtakun”, ka thënë ajo.

    Mendoj që Lidhja Demokratike e Kosovës, në formën që ka ekzistuar nuk ekziston më. Shikoni personat dhe do shihni më pak ata kanë lidhje me atë që ata kanë lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Gërvalla në Istogu Channel, përcjell

    Mes tjerash, ajo tha se ka qenë LDK ajo që ia ka kthyer shpinën asaj dhe presidentes, Vjosa Osmani, dhe jo ato partisë.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark