×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë

    Insajderi
    19 November 2024 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre, është liruar nga akuza për mosraportim të pasurisë.

    Aktgjykimi ndaj Gërvallës u shpall të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Dibran Jusufi, raporton “Betimi për Drejtësi‘.

    Gjykatësi tha se provat janë vlerësuar një nga një dhe u vërtetua se veprimet për të cilat ngarkohet Gërvalla nuk përbëjnë vepër penale.

    “Gjykata ka analizur me vëmendje pretendimet e Prokurorisë, por me asnjë provë të vetme nuk gjen që janë përmbushur elementet e veprës penale”, tha gjykatësi Jusufi.

    Ai theksoi se nga përshkrimi ligjor, deklarimi i pasaktë i pasurisë së ligjshme paraqet kundërvajtje dhe jo vepër penale, pra çdo mosdeklarim i saktë i pasurisë është kundërvajtje.

    Lidhur me sekuestrimin e pasurisë, gjykatësi tha se as Prokuroria nuk ka kërkuar sekuestrim pasi pasuria nuk është fituar me vepër penale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark