×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gërvalla për plagosjen në Shtërpcë: Përgjegjësi apo përgjegjësit e këtij krimi duhet dhe do të përballen me drejtësinë

    Insajderi
    06 January 2023 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas plagosjes së dy personave që ka ndodhur sonte në Shtërpcë.

    Ajo ka shkruar se plagosja e dy të rinjve serbë është e papranueshme.

    “Zero tolerancë ndaj krimit! Plagosja e sotme në Shtërpcë e dy të rinjve, qytetarë të Republikës së Kosovës, përbën një krim të papranueshëm dhe të patolerueshëm. Përgjegjësi apo përgjegjësit e këtij krimi duhet dhe do të përballen me drejtësinë”, shkruan ajo.

    Tutje ajo ka përgëzuar Policinë e Kosovës për arrestimin e të dyshuarit.

    “Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar intensivisht në sqarimin e rrethanave të plagosjes së dy të rinjëve në Shterpcë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe të duhur, pa lënë asnjë hapësirë për dilema. Duke e dënuar ashpër këtë krim, njëkohësisht bëj thirrje për ndaljen e çdo tendence të manipulimit dhe paragjykimit të motiveve”, shtori Gërvalla.

    “Duke iu uruar dy të rinjve shërim sa më të shpejtë dhe familjeve të tyre kurajon dhe urtësinë për ta përballuar këtë situatë të rëndë për ta, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e individëve apo strukturave që shfrytëzojnë fatkeqësitë për të nxitur tensione pa asnjë bazë reale”, përfundoj ministrja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark