×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla raporton nesër në Komision, Musliu-Shoshi: Do të kuptojmë këshilltarin gjenial që paguhet 7.500€

    Insajderi
    23 November 2023 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz do të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme. Aty pritët të flas për buxhetin e Kosovës për vitin 2024. Por, kjo me shumë gjasë nuk do të jetë e vetmja temë diskutimi. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka paralajmëruar se do ta pyes edhe për tema tjera.

    Musliu-Shoshi ka paralajmëruar se ministrja nesër të pyetet edhe për “këshilltarin gjenial që paguhet 7.500 euro“, shkruan Insajderi.

    Mes tjerash, ajo ka thënë se ka më shumë së gjysmë viti që nuk ka ardhur të raportoj për veprimet që i ka marrë apo jo më përfaqësitë diplomatike pas sulmit të 24 shtatorit në Basnjkë.

    Reagimi i plotë:

    Miq,

    Nesër në mëngjes vjen Donika Gërvalla me raportu në Komisionin për Punë të Jashtme POR do të flas vetëm për planifikimin e buxhetit për vitin 2024.

    Ka më shumë se gjysmë viti që nuk ka ardh të raportoj për veprimet që i ka marr apo jo me përfaqësitë tona diplomatike pas sulmit terrorist të Serbisë në territorin e Kosovës me 24 shtator 2023. Po ashtu jemi në proces tepër të rendësishëm drejt antarësimit në Këshill të Evropës dhe nuk e ka parë të arsyeshme të raportoj në komision se ku jemi në këtë proces!

    Nejse, kryetarja e komisionit nuk ia ka haberin e politikës së jashtme, besa as nuk guxon me i bo pyetje Donikës! Sidoqoftë, e rendësishme është që do të kuptojmë më shumë për këshilltarin gjenial që paguhet 7.500€ e po ashtu edhe për skandalet tjera.

    Nuk mbaron me kaq!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark