×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla takim me Komisionin për Mbrojtje të Gjermanisë, ja çka u diskutua

    Insajderi
    01 February 2024 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, pati një takim me kryetaren e Komisionit për Mbrojtje të Gjermanisë, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, me të cilën ka biseduar për situatën e sigurisë në vend dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë kundër paqes dhe sigurisë në rajon.

    Sipas njoftimit të MPJD, gjatë kësaj bisede të zhvilluar në Bundestagun gjerman me Komisionin për Mbrojtje, u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e sigurisë, nevojën e ndërmarrjes së sanksioneve ndaj Serbisë për veprimet destabilizuese të saj në Ballkanin Perëndimor, në njërën anë, dhe në anën tjetër vazhdimin e mbështetjes së Kosovës në ngritjen profesionale, logjistike dhe anëtarësim në NATO.

    Ministrja në fund të takimit i falënderoi deputetët gjermanë për mbështetjen e tyre për Kosovën dhe nevojën e domosdoshme të ruajtjes së stabilitetit në rajon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark