×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla takon ambasadorin Guerot, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Insajderi
    03 February 2024 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pritur takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.

    Gjatë këtij takimi thuhet se u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin e statusit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

    “Ministrja Gërvalla e njoftoi Ambasadorin Guerot rreth angazhimeve të qeverisë së Kosovës në procesin që po kalon Kosova, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme, në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

    Tutje,Gërvalla e ka falënderuar Guerotin për përkrahje brenda Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ku sipas saj, Kosova ndanë vlera të përbashkëta me Francës si në kulturë, shkencë, sport e fusha të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark