×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Ura e Ibrit duhet të hapet, vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol pajtimi

    Insajderi
    05 September 2024 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja Donika Gërvalla, deklaroi se Ura e Ibrit duhet të hapet, pasi sipas saj, vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit.

    Në një konferencë të përbashkët me homologen e saj finlandeze, Elina Valtonen, Gërvalla tha se Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj.

    “Sundimi i ligjit është thelbësor për stabilitetin e brendshëm të Kosovës. Në takim kemi biseduar për Mitrovicën Veriore dhe urën kryesore të saj. Kjo urë e cila ka simboluar ndarje dhe përçarje për shumë vjet duhet të hapet dhe vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit dhe të bashkimit. Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj duke garantuar të drejta të barabarta për gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, u shpreh Gërvalla.

    Më tej, ministrja Gërvalla tha se në takimin me kryediplomaten finlandeze ndër të tjera është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

    “Roli i NATO-s vazhdon të jetë jetik për stabilitetin e rajonit tonë. Falënderova ministren për rolin e rëndësishëm të Finlandës edhe në kuadër të KFOR-it. Ne jemi të përkushtuar të forcojmë marrëdhëniet tona me NATO-n. Synimi i Kosovës është anëtarësimi i plotë në NATO dhe mbetet një objektiv strategjik ku përvoja e Finlandës e cila së fundmi u bë anëtarë e kësaj aleance, na shërben si shembull të cilin e ndjekim me shumë vëmendje”, tha Gërvalla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark