×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gërxhaliu: Ndërtimtaria po goditet edhe më shumë nga ngritja e çmimit të betonit

    Insajderi
    08 August 2022 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekonomisti i njohur, Safet Gërxhaliu ka thënë se sektori i ndërtimtarisë dhe ai i tregtisë me shumicë e pakicë kanë qenë siç u shpreh ai dy shtylla të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit social në Kosovën e pas luftës.

    Sipas tij, efektet negative të pandemisë COVID-19, pandemisë ekonomike dhe ashtu siç tha ai pasojat negative të luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës kanë goditur në menyrë direkte këto sektore si pasojë e ngritjes së çmimeve.

    “Duhet të kuptohet se sektori i ndërtimtarisë ka rëndësi multidimensionale dhe në veti ngërthen përveq ndërtimtarisë e projektimit edhe prodhim, punësim, tregti me shumicë e pakicë, edukim, financa dhe shumë sektore të tjera, prandaj duhet kujdes dhe monitorim të këtij sektori sepse një goditje e këtij sektori do të jetë shumë i rrezikshëm për ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

    Gërxhaliu tha se ndërtimtaria po goditet edhe me shumë nga ngritja e çmimit të betonit, përcjell Klankosova.tv.

    “Pas ngritjes së çmimit enorm dhe në mënyrë të pakontrolluar të metaleve, sot ndërtimtaria po goditet edhe me shumë nga ngritja e çmimit të betonit. Vetë fakti që sot në Kosovë një ton beton kushton afër 130 euro e dëshmon rrezikun me të cilin po ballafaqohet ky sektor.Dështimi i këtij sektori vital për ekonominë vendore do jetë me pasoja enorme jo vetëm ekonomike dhe sociale, por edhe në rrezik për sektorin bankar dhe financiar. Reagoni sot se nesër kam frik do të jetë vonë”, thuhet tutje në shkrimin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark