×
  • Showbiz
  • Show

    Getinjo: Burrat me plisa e sharkija e kanë përmend fjalën “dylber”, ata janë bazu diku

    Insajderi
    25 December 2022 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Getinjo sot foli për pikturën në mes të dy burrave me plisa duke u puthur.

    Reperi pati pyetje për Edonin, i cili i takon komunitetit LGBTI, se çfarë mendon për atë pikturë, a mos ka qenë pak nxitëse, pasi sipas tij, ka shumë njerëz që nuk janë shumë të informuar dhe reagojnë në një mënyrë të vrazhtë në lidhje me të.

    “A mendon që për me e prezantu komunitetin për mirë, që me e pranu njerëzit, a mos ka qenë pak nxitëse për ata njerëz që nuk e dinë ende çka është dhe nuk janë të informuar? Unë, për shembull, kam pasë njerëz afër që kur e ka parë atë ka reaguar ekstremisht. Mendoj që duhet me shku pak më gradualisht”, tha reperi.

    Ai madje tha që kjo dukuri nuk është diçka e re, pasi, siç thotë ai, ekzistojnë edhe këngë me çifteli që i kushtohen këtij grupi.

    “Ka kangë, unë e ti s’kena lind kur kanë qenë këto kangë. “Dylber” njerëzit me plisa e sharkija kanë këndu, ata janë bazu dikun”, ka thënë Getinjo.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark