×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Getinjo dhe Vivien shijojnë së bashku çaste intime në krevat

    Insajderi
    16 December 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tashmë prej disa ditësh reperi Getinjo dhe bukuroshja Vivien Thano janë bërë temë e shtypit rozë.

    Krejt kjo për faktin se dyshja e shprehën publikisht dashurinë ndaj njëri-tjetrit, duke dhuruar të enjten edhe puthjen e parë brenda qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    E teksa duket qartazi se ka një lidhje mes tyre, dyshja në fjalë kanë filluar që tashmë edhe të flenë në të njëjtin krevat në dhomën e gjumit.

    Big Brother VIP Kosova publikoi të premten disa pamje të çiftit, ku shihen së bashku teksa shijojnë çaste intime në praninë e njëri-tjetrit duke ndarë të njëjtin shtrat.

    Nga shtëpia e BBVK përndryshe sot (e premte) pritet elimini i parë i një prej banorëve të nominuar.

    Gjatë javës, në nominim për të dalë nga shtëpia kanë qenë: Artan Thaqi, Shota Baraliu, Xhuli Nura, Urimi dhe Alisa, Gjon Karrica dhe MC Beka. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark