×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Getinjo i reagon komentuesve që e quajtën mashkull të ligë

    Insajderi
    09 February 2023 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një audio-incizim i publikuar sot nga reperi Getinjo ka ngjallur reagime të shumta. Ndërsa ka marrur kritika të shumta nga ndjekësit për publikimin e bisedës private. Të gjitha këtyre Getinjo i është kundërpërgjigjur me një koment, shkruan Insajderi.

    Reperi i cili sa ishte në shtëpinë e “Big Brother” kishte krijuar një njohje me Vivien sot është përfshirë në debatin që ndodhi mes të kësaj të fundit dhe Xhulit.

    Getinjo i ka dalur në mbrojtje Vivienit madje duke publikuar një audio-incizim të cilin më pas edhe e fshiu.

    Publikimi i bisedave private nuk është pritur mirë nga publiku.

    Ata kanë shpërthyer me kritika ndaj Getit duke e quajtur mashkull të ligë dhe duke i dhënë etiketime të ndryshme.

    Vetë reperi i është kundëpërgjigjur komentuesve.

    Ai tha se nuk është mashkull i ligë ndërsa Xhulit ia uroi fitorën.

    “Jo s’jam mashkull i ligë, t’kisha nejtë hala mrena isha kallxu i ligë. Ju dua njerëz të dashur. Xhuli ishalla fiton në lojë por në disa sene s’bon me tepru”, shkori ai.

     /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark