×
  • Lajme
  • Lajme

    Gëzim Kelmendi: Shefqet Krasniqi e ka lavdëruar Shkurte Fejzën

    Insajderi
    21 February 2024 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka folur rreth deklaratës të hoxhës Shefqet Krasniqi, për këngëtarën Shkurtë Fejza.

    Kelmendi në emisionin Kosova Today, në Klan Kosova tha se Krasniqi e “paska lavdëruar Fejzën”.

    “Unë këtu me sa kuptova, doktor Shefqet Krasniqi, e paska lavdëru dhe paska fol mirë për Shkurten, nuk po shoh asnjë arsye që dikush me dal në mbrojtje të Shkurtës. Ky paska thënë që kjo është e mirë, i paska tekstet e mira, por nuk është fetare sa duhet”, tha Kelmendi.

    Ai theksoi se ka parë reagime të shumta në mbrojtjë të këngëtares.

    “Unë veç një gjë e di që këto ditë sikurse qytetar i Kosovës që jam. Hera e parë që po e dëgjoj këtë video për hir të korrektësisë. Kam qenë i bombarduar nga këto reagimet dhe lajmet në mbrojtje të Shkurtes, nga kolegët e saj, estrada kosovare dhe opnionistët e tjerë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark