Kombëtarja e Kosovës ka barazuar në shtëpi ndaj Armenisë.
Kosova barazoi në “Fadil Vokrri” ndaj Armenisë me rezultatin e barabartë 2:2.
Pas ndeshjes, Alain Giresse theksoi se në pjesën e dytë skuadra luajti më mirë – teksa kur u pyet se cili lojtar nga ata që luajtën sot mund të grumbullohet sërish, ai nuk dha përgjigje të prerë.
“Mendoj se është herët për të folur se cilat emra mund të jenë në të ardhmen në kombëtaren tonë”, tha fillimisht Giresse në SuperSport.
“Është mirë që ai luajti sot, më vjen mirë që luajti sot. Ne llogarisim në të”, përfundoi ai.