×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Giresse: Shumë i lumtur – mendova se po luajmë në Prishtinë

    Insajderi
    29 March 2022 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me Kombëtaren e Zvicrës me rezultatin 1:1, në Cyrih të Zvicrës, raporton Insajderi.org.

    Pas ndeshjes përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, për mikrofonin e “SuperSport Digitalb” deklaroi se është shumë i lumtur me ndeshjen e sotme dhe se i është dukur se ka luajtur si në Prishtinë.

    “Një ndeshje e mirë. Natyrisht edhe mënyrë me të cilën është arritur ky rezultat. Jam shumë i lumtur me ekipin dhe paraqitjen që e kanë bërë sot. është matematike, dy ndeshje dhe tre portier, nëse mund të na shpjegoni se si të ia bëjmë. Varet nga ngjarja, gjithçka është e hapur. Duhen ndeshje miqësore për këtë. E kam ditur se Stadiumi do të jetë i mbushur, sepse ka shumë tifozë të Kosovës. Na është dukur si të luajmë në Prishtinë. Këto dy ndeshje kanë qenë me pa se si luajnë futbollistët bashkë dhe kjo është bërë, dhe tash e kam një ide më të mirë se si sillen futbollistët në ndeshje. Dy ndeshjet që kemi bërë kanë qenë shumë pozitive. Në të dy ndeshjet, angazhimi dhe motivimi i futbollistëve dhe lojën se e kanë prodhuar në të dy ndeshjet, duke u adaptuar me kundërshtarin. Dhe kemi pas një disiplinë kolektive shumë të mirë”, deklaroi Giresse, transmeton Insajderi.

    Ditë më parë, Kosova mposhti Burkino Faso me rezultat 5:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa Zvicra u mposht nga Anglia 2:1. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark