Gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu në njoftim thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Gjakovë, 22.09.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.