×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakovë, të dyshuarit për dhunim seksual një muaj paraburgim

    Insajderi
    18 September 2018 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Caktohet paraburgimi prej një muaji në rastin e të dyshuarit për veprën penale të dhunimit.

    B.P. po dyshohet që me datë 14 shtator të ketë kryer veprën e dhunimit ndaj një banoreje të një fshati nga  komuna e Gjakovës.

    Në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit të datës 15 shtator, thuhet se dyshuari B.P. e detyron të dëmtuarën, të kryej aktin seksual.

    I dyshuari sipas prokurorisë e kishte ftuar të dëmtuarën në banesën e tij kinse për shkak të sigurisë, pasi që ajo e kishte  babain në burg për dhunë në familje.

    E dëmtuara e kishte paraqitur rastin në polici si dhunim ndaj saj.

    Më tutje kërkesa shpjegon se babai i saj atë ditë kishte për t`u liruar nga burgu dhe pasi kishin dalur të gjithë familjarët tjerë, i pandehuri B.P. me forcë kishte kryer veprën e dhunimit.

    Gjyqtari i procedurës paraprake Gëzim Pozhegu ia ka caktuar paraburgimin prej 1 muaji, me arsyetimin se i njëjti mund të largohet ose mund të fsheh provat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark