×
Show

Gjashtë ushqimet që ndihmojnë në rritjen e flokut

Insajderi
25 February 2016 - 14:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushqimi i shëndosh ka shumë rendësi në rritjen dhe rigjenerimin e flokut. Shkolla e mjekësisë “Yale” në Amerikë  ka propozuar një listë të produkteve që duhet patjetër të jenë pjesë e menysë tuaj, raporton The gardian.

Salmoni– është një lloj peshku i cili përmban proteina dhe vitaminën D, dhe gjithashtu përmban acidin yndyror Omega- 3, e cila ndihmon në rritjen e flokut.

Patatet– përmbajnë vitaminën A, dhe luan rol kryesor në shëndetin e rrënjës së kokës dhe ka ndikim në zgjatjen e flokut.

Vezët– përmbajnë Omega-3 dhe Biotin, që stimulojnë zgjatjen e flokëve. Nëse kërkoni flok të gjatë dhe të bukur patjetër se duhet të konsumohet e verdha e vesë.

Farat luledielli– janë të përmbushur me vitaminën E, që shton qarkullimin e gjakut tek rrënjët dhe ndihmon në rritjen e flokut.

Bajamet– janë fruta të thata që në brendësin e tyre gjendet Bioti, i cili kontribuon në rritjen dhe dendësinë e flokut.

Specat e verdhë– përmbajnë rreth 5 herë më shumë vitaminën C se portokalli. Vitamina C është një antioksidant që forcon flokun./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika
Show
26 November 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark