Nëse keni kaluar ditën duke kryer punët dhe në shtëpi shkoni afër mbrëmjes, atëherë kjo gjellë e pulës preferohet meqë përgatitet relativisht shpejtë dhe është e lehtë për organizmin tuaj.
Përbërësit kryesor është pula dhe qumështi, pa harruar edhe perimet si karota e qepët.
Për të gatuar këtë gjellë nevojiten:
500gr mish pule
2 karota
1 spec
1 qepë
1 lugë gjalpë
1 gotë qumësht
2 gota ujë
1 tubë kadaif supe
Fleta të qepës
3 lugë vajë
Piper të zi
Kripë
Përgatitja: Fillimisht e copëtojmë qepën dhe e fërgojmë në një tigan më gjalpë në të dhe pastaj shtojmë karotat dhe specin e copëtuar. Pasi të zbuten ato, shtojmë dy gota me ujë, dhe kur uji fillon të ziej, shtojmë edhe mishin e copëtuar të pulës, sqaron Cosmo.
Kur mishi i pulës është gati shtojmë vajin dhe qumështin dhe tiganin e kthejmë në zjarr kurse lëmë të zihet 15 minuta. Natyrisht, kripën dhe piperin ja shtojmë sipas nevojës ndërsa për dekor mund të shtojmë fletët e qepës dhe e tërë zierja e gjellës merr kohë diku 50 minuta .