×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet drogë në Burgun e Dubravës, ishte e fshehur në qese e xhepa të burgosurve

    Insajderi
    05 August 2023 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Burgun e Dubravës janë gjetur substanca narkotike, në tri raste të ndara.

    Rastet kanë ndodhur më 22, 30 dhe 31 korrik.

    Siç thuhet në njoftim, substancat narkotike janë gjetur gjatë kontrollit të organizuar nga sigurimi i burgut.

    Rastet janë duke u hetuar nga Prokuroria:

    Qendra Korrektuese Dubravë, Pejë 31.07.2023-09:50. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar nga sigurimi i burgut në pavijonin 6 është gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale sasi e dyshuar e llojit marihuanë në një pako me peshë të vogël. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë.

    Qendra Korrektuese Dubravë, Pejë 30.07.2023-19:45. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar nga sigurimi i burgut në pavijonin 3 dhoma 10 tek i burgosuri mashkull kosovar (në xhep të pantallonave) i është gjetur dhe sekuestruar një qese ku dyshohet të ketë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë të vogël. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark