×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Fushë Kosovë

    Insajderi
    28 October 2023 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua e moshës 75-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Bresje të Fushë Kosovës.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se policia ka nisur hetimet.

    Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

    Rreth orës 17:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës. Viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.”, ka thënë Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark