×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, polica nis hetimet

    Insajderi
    02 May 2024 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur i vdekur në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

    Sipas Elezaj rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe se policia ka hapur rast hetimi

    Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark