×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një person në një park në Prishtinë

    Insajderi
    26 April 2024 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është gjetur i vdekur në parkun në lagjen “Taukbashqe”, në Prishtinë.

    Këtë e bëri të ditur për Gazeta Insajderi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Ai ka bërë të ditur se Policia është duke e hetuar shkaktarin e vdekjes së këtij personi.

    Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e Borovcit për Insajderi.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark