×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet pa shenja jete një 54 vjeçar në Tregun e Gjelbër në Viti, dyshohet se është vetëvrarë

    Insajderi
    22 March 2024 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është gjetur pa shenja jete një person në Tregun e Gjelbër në Viti.

    Sipas Policisë dyshimet e para vijnë se 54-vjeçari kosovar mund të ketë bëre vetëvrasje.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është  vërejtur një person pa shenja jete në objektin e Tregut të Gjelbër në rrugën  “Dëshmorët e Kombit “në Viti . Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe ekipet mjekësorë.  Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi Kosovar shqiptar  (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhvilluar policia e Kosovës njësiti i hetimeve rajonale”, ka thënë Hashani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark