×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Formimi i Asociacionit s’është kusht për anëtarësim të Kosovës në KiE, Qeveria të ketë kujdes

    Insajderi
    29 April 2024 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se formimi i Asociacionit nuk është kusht për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti duhet të këtë kujdes në këtë çështje.

    “Ajo që mund të them është kjo që raporti i raportueses për Kosovën e saktëson saktë që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe ftesën duhet ta merr në maj. Mendoj që Kosova e meriton kërkesën për të qenë anëtare e KiE. Asociacion në këtë mes nuk është kusht. Qeveria duhet të ketë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik. Ne si opozitë nuk kemi komunikime me deputetë. E shohë që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Raporti i Bakoyannis nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës me themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai

    Ndërsa sa i përket Projektligjit për Kodin Civil, Tahiri ka thënë se AAK-ja do të jetë kundër.

    “Kodi Civil, edhe kur diskutohet kurrë nuk ka qenë kushtëzim. AAK është deklaruar që është kundër, shumica e ka bllokuar këtë zbatim. Se çka do të ndodh nuk është përgjegjësi e Aleancës ne kemi pasur pozicion kundër dhe kundër jemi”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark