×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet pa shenja jete një burrë në oborrin e shtëpisë, policia nis hetimet

    Insajderi
    19 February 2024 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërrnicë të Gjilanit.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00-21:00.

    Më tutje në raport thuhet se sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

    Raporti i plotë:

    HETIM I VDEKJES

    Fsh. Cërrnicë, Gjilan 18.02.2024 – 18:00-21:00. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark