×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjendet pa shenja jete një i moshuar në veturën e tij në Gjakovë

    Insajderi
    10 April 2023 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person i moshës madhore është gjetur pa shenje jete në veturën e tij në Gjakovë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.

    Rreth orës 11:40 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes“, ka thënë ai për Insajderin.

    Elezaj shtoi se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark