×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Gjendja shëndetësore tyre s’është e mirë, greva po vazhdon…” – flet kryetari i minatorëve të Trepçës

    Insajderi
    25 October 2023 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Minatorët në minierën e Stantërgut edhe sot po e vazhdojnë grevën brenda minierës. Ata nuk po pranojnë të hanë e as të pinë.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi.

    Ai tha se të gjithë minatorët janë në grevë, por që gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë.

    Januzi shtoi se disa prej tyre deri tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    ‘’Të gjithë minatorët janë në grevë, ata nuk po pranojnë të hajnë as të pijnë asgjë, gjendja shëndetësore e tyre nuk është e mirë. Dy ose tre prej tyre janë në emergjence qysh nga dje. Bëjmë thirrje përmes jush që të reflektojnë, sepse askush nuk është duke u interesuar”, i tha ai Insajderit.

    Minatorët grevistë kanë parashtruar tre kërkesa për Qeverinë e Kosovës.

    “Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06–10 [në fillim të çdo muaji]. Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës” – thuhet në kërkesën e e minatorëve.

    Ndërkohë, mbrëmë, njërit nga minatorët u dërgua për trajtim mjekësor pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark