×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendje e mjerueshme në qendrën e Kulturës në Fushë Kosovë – Komuna s’përgjigjet/FOTO

    Insajderi
    01 December 2023 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Objekti i Qendrës së Kulturës në Fushë Kosovë është në gjendje të mjerueshme. Përveç se objekt i vjetër, shihet se edhe uji ka depërtuar, muret janë qarë e mbuluara nga myku. Ambienti nuk duket aspak në nivel as për nga pastërtia e as për nga interieri. Këtu ushtrojnë një grup valltarësh, që jeta e puna e tyre po rrezikohet çdo ditë.

    Në këtë objekt ushtrojnë grupi i valltarëve “Ansambli Zëri i Kosovës”, ushtrimet e të cilëve janë ndërprerë për shkak të kushteve të rënda.

    Pamjet në mënyrë anonime janë përcjell në redaksinë e Gazetës Insajderi.

    Insajderi ka kërkuar përgjigje edhe Komuna e Fushë Kosovës, por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark