×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjenerali serb: Situata në Kosovë është komplekse, jam rrugës për në Rashkë

    Insajderi
    25 December 2022 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq është nisur menjëherë për në Rashkë.

    “Sapo përfundova takimi me komandantin suprem Vuçiq, tema ishte Kosova dhe situata atje. Nuk mund t’ju tregoj detajet e takimit tonë, jam në rrugën time për në Rashkë. Detyrat që u janë dhënë Forcave të Armatosura të Serbisë janë të qarta dhe të sakta dhe do të kryhen”, tha Mojsiloviq në lidhjen telefonike për Blicin serb, përcjell Insajderi.

    Sipas tij, situata ëshë komplekse dhe kërkon praninë e ushtrisë përgjatë vijës administrative.

    “Nuk mund të flasë më shumë për këtë temë, por do të merren masa dhe do të përmbushen detyrat e ushtrisë serbe”, ka përfunduar ai.

    Ndryshe, sonte u raportua për të shtëna në veri të Mitrovicës afër patrullave të KFOR-it.

    Nga KFOR kanë thënë se nuk ka ndonjë të lënduar.

    “Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark