×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjenerata e re e LDK-së, Abdixhiku e Rama e bëjnë drejtor të “Prishtina Parking”, ish-këshilltarin e Mustafës

    Insajderi
    25 October 2022 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Prishtina Parking e ka zgjedhur Kryeshef të këtij institucioni Sokol Havollin.

    Institucioni që menaxhohet nga komuna e Prishtinës së Përparim Ramës, e ka zgjedhur për drejtor ish-këshilltarin e Isa Mustafës.

    Sokoli ka mbledhur 38.75 pikë, dhe i njëjti para pak kohësh ka dhënë dorëheqje nga zv.guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Emërimi i Sokolit ka ardhur pas shkarkimit të Liridon Restelicës në gusht të këtij viti.

    Lajmin për shkarkimin e pati bërë të ditur i pari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook, i cili tha se Restelica u shkarkua nga detyra pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur ditën e sotme.

    Ai ndër tjera theksoi se i shkarkuari Restelica kishte keqpërdorur pozitën dhe poashtu nuk kishte përfillur Bordin e Drejtorëve.

    “Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking”. Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Liridon Restelica, hyn në fuqi sot, me datë 22.08.2022″ – shkroi Rama.

    Menjëherë pas tij kishte reaguar Restelica, i cili kishte thënë se nuk është shkarkuar, por ka dhënë dorëheqje.

    Restelica pati thënë se dorëheqja e tij ishe e parevokueshme dhe sipas tij nuk kanë pasur nevojë për rrokada të tilla.

    Arsyet e doreheqejes, Restelica thotë se janë të ditura në akt-dorëheqejen e dorëzuar.

    “Arsyet e dorëheqjes veqse janë të theksuara ne akt-dorëheqjen. Sot, u trumbetua nëpër media për kinse shkarkimin tim në orët e vona të mbrëmjes. Nuk kanë pasur nevojë për rrokada të tilla pasi dorëheqja ime ishte e parevokueshme”, pati thënë ai shkruan Gazeta Insajderi.

    Shkarkimi i tij kishte ndodhur pas disa hulumtimeve të Gazetës Insajderi mbi punën e Restelicës në Prishtina Parking./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark