×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjergj Dedaj: 90 % të deklaratave që i kam dhënë pas luftës, s’kam qenë normal

    Insajderi
    06 November 2023 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “90 % të deklaratave që i kam dhënë pas luftës, s’kam qenë normal”, ka thënë sot Gjergj Dedaj gjatë dëshmisë së tij në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, teksa po pyetej për deklaratat e tij pas lufte, shkruan Insajderi.

    Sipas tij gjendja e tij pas lufte ai nuk ka qenë normal dhe në gjendje për ta thënë të vërtetën.

    Ai shtoi se nuk iu kujtohet nëse ka dhënë ndonjë betim për deklaratat pranë ZPS-së.

    “Nuk me kujtohet që me ka pyet kush për betim dhe as që e kam dhënë asnjë betim. Aty ku është nënshkrimi im edhe me u rrotullu bota e them që është nënshkrimi im dhe nuk e mohoi me asnjë çmim. Mirëpo, edhe njëherë po e përsëris, momenti, gjendja, zhvillimet, situata familjare, personale, qe jam marrë në pyetje, 90 për qind të deklaratave që i kam dhënë pas luftës nuk kam qenë normal dhe në gjendje me e thënë të vërtetën. Por, tash jam i gatshëm me u ballafaqu me çdo gjë, sikur që kam qenë i gatshëm sikur çdo ditë që e kam qit në tavolinë-tryezë jetën time për me dhënë për lirinë e Kosovës”, u shpreh Dedaj.

    Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtria më e pastër.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    01 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark