Sipas llogarive të fundit, shpenzimet e alkoolit në Gjermani në vitin 2017 ishin rreth 131 litra për një banori, gjë që është rreth dy për qind më pak se një vit më herët, ka publikuar Zyra Qendrore për Çështje të Varësisë në Berlin.
Mirëpo, kjo rënie e lehtë nuk është arsye për festim, pretendohet në raport, duke marrë parasysh se 131 litra sipas vëllimit është ekuivalent me një vaskë plotë me alkool. Në raport si të dhënat e fundit për konsumimin e alkoolit theksohen numrat për vitin 2017./Insajderi.com.