Një kompani Start-up nga Munihu këtë verë po i shfrytëzon përparësitë e diellit të fortë në mënyrë që të kryej hulumtimet e fundit të sistemit të furnizimit për modelin e saj Sion, veturë elektrike e cila mbushet gjatë vozitjes nëpërmes të qelizave solare.
Edhe pse Gjermania me siguri nuk do ta realizojë nivelin e caktuar më parë prej gjithsej një milion veturave elektrike nëpër rrugët e saj deri në vitin 2020, qeveria e atjeshme ka publikuar në prill se është e gatshme t’i përkrahë kompanitë të cilat prodhojnë bateri për vetura elektrike.
Sono Motors, i themeluar në vitin 2016, po e zhvillon modelin Sion, i cili është plotësisht veturë elektrike me qeliza solare të montuara në karroceri. Sion mund të mbushet me energji solare me anë të prizave konvencionale të rrymës apo nga veturat tjera elektrike.
Fillimi i prodhimit të tyre planifikohet në pjesën e dytë të vitit 2019 në fabrikën gjermane. Sono tashmë ka rreth 5.000 porosi. Shitja e veturave me çmim prej 16.000 euro do të fillojë vitin e ardhshëm.
Sion do të ketë 330 qeliza solare të përforcuara në kulm, kapak të motorit dhe në pjesën anësore të veturës, ndërsa sistemi i baterive do të sigurojë rreth 250 km vozitje para mbushjes së sërishme.
“Në veturë gjendet ngrohja e ulëseve, sistemi i kondicionerit, dhe sidomos është i rëndësishëm sistemi informativ i cili mund të lidh telefonin në mënyrë interaktive. Kjo do të thotë se kjo është vërtet veturë e plotë, shumë e thjeshtë dhe pa pjesë të tepërta”, ka thënë Laurin Hahn, themelues dhe drejtor ekzekutiv i këtij Start-up-it./Insajderi.com.