×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjermania i dhuron donacion vetura dhe pajisje teknologjike Policisë së Kosovës

    Insajderi
    19 January 2024 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka pranuar donacion vetura dhe pajisje teknologjike nga shteti Gjerman.

    Sot u nënshkrua pranim-dorëzimi i donacionit nga Ambasada Gjermane në Kosovë.

    Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, tha se Policia e Kosovës është mirënjohëse ndaj Ambasadës Gjermane për përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës në avancimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve operacionale, logjistike dhe të teknologjisë.

    Përkrahja nga partneret tanë ndërkombëtarë do të ndikojë në mënyrë pozitive në luftimin e të gjitha akteve kriminale, do të ndihmojë drejtpërsëdrejti në kryerjen e aktiviteteve policore në terren si dhe do të rrisë efikasitetin e punës policore në shumë fushëveprime, tha ai.

    Ambasadori i Gjermanisë, Rohde theksoi “Automjetet dhe pajisjet e dhuruara janë pjesë e një bashkëpunimi, brenda të cilit Policia Federale Gjermane ndanë teknologjinë më moderne dhe taktikat hulumtuese, duke e forcuar përkushtimin e Kosovës për të siguruar kufijtë e saj dhe për të kontribuar në sigurinë e të gjithë rajonit.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark