×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania i dhuron FSK-së automjetet ushtarake “Rheinmetall”

    Insajderi
    11 April 2024 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar donacion nga Gjermania të automjeteve ushtarake “Rheinmetall”, në vlerë prej 2.7 milionë euro.

    Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të çelësave të këtyre automjeteve kanë marrë pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

    “2,7 milionë euro të pranuara janë në vazhdën e donacioneve qe pranuam vitin e kaluar. Mbështetja me automjete ushtarake është njëra nga fushat që Gjermania kontribuon në fushën e mbrojtjen së Kosovës”, deklaroi ministri Maqedonci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark