×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Gjermania legalizon ngasjen e trotinetëve elektrike

    Insajderi
    21 May 2019 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhoma e Lartë e Parlamentit gjerman votoi një ligj që lejon trotinetet elektrike të përdoren në rrugë publike, por edhe në shtigje të biçikletave.

    Lajmi u mirëprit nga kompani të tilla si Bird Rides, Lime dhe Volkswagen, të cilët së fundi u bashkuan me biznesin për prodhimin e këtyre dy rrotave.

    Ky vendim i autoriteteve gjermane do të përshpejtojë prodhimin dhe do të rrisë shitjen e trotineteve elektrike në këtë treg të madh evropian.

    Ligji i ri lejoi e-trotinetet të lëvizin me shpejtësi deri në 20 km/h, dhe këto automjete mund të drejtohen nga njerëz të moshës 14-vjeç e lart. Vendimi duhet të hyjë në fuqi në qershor.

    E-Trotinetet janë jashtëzakonisht të përshtatshme si një mjet shtesë transportues individual në zonat urbane, kryesisht në rrugë të shkurtra dhe në kombinim me mjete të tjera të transportit publik ose privat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark