×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermania thyen rekord për mungesën e punëtorëve të kualifikuar

    Insajderi
    17 April 2023 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjermania në vitin që lamë pas ka arritur të thyej rekord, sa i përket mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.

    Sipas në studimi më shumë se 630 mijë vende pune ku kërkohet punësimi i personave të kualifikuar, kanë mbetur të paplotësuar.

    Ky realitet sipas Institutit Ekonomikë Gjerman, ka shënuar hendekun më të madh në ofertën dhe kërkesën për punë, prej kur kanë nisur të bëhen analiza të tilla më 2010.

    Sektorët e shëndetësisë, shërbimeve sociale dhe edukimit, janë prekur më së keqi, bashkë me sektorët e ndërtimit, arkitekturës, dhe ndërtimit të teknologjisë, ku gjashtë prej 10 vendeve të lira të punës në këta sektorë, nuk kanë arritur të plotësohen.

    Gjermania prezanton draft-reformat për imigracion, me fokus te punëtorët nga Ballkani

    Mungesë më e madhe, sesa zakonisht, është vërejtur edhe në sektorin e teknologjisë informative, në shkenca natyrore dhe gjeografi. Mungesa e fuqisë punëtorë të kualifikuar është vërejtur edhe në sektorët e shërbimeve komerciale, në tregti, shitje, hotelieri e turizëm, pasi tre në 10 vende të punës, kanë mbetur të paplotësuara vitin e kaluar.

    Në përgjithësi, sa më shumë kualifikime që janë kërkuar për një punë, apo sektor, aq më i vështirë ka qenë punësimi.

    Punëtorët kanë thënë se kanë vërejtur mungesë të të rinjve të diplomuar në sektorët e teknologjisë informative, inxhinierisë elektrike dhe planifikimeve hapësinore.

    Mungesa e fuqisë punëtorë të kualifikuar, është thënë të jetë vërejtur për kohë të gjatë në tregun e Gjermanisë, dhe besohet se pranimi i migrantëve, është i nevojshëm për të adresuar këtë problem.

    Kushtet e këqija apo emigrimi, çfarë po i lë bizneset pa punëtorë?

    “Neve na duhen migrantë, si për punë fizike, ashtu edhe për punë të kualifikuar”, ka thënë shefja e Agjencisë për Papunësi, Andrea Nahles, shkruan ABC News, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark