Insajderi
Show

Gjest që të lë pa fjalë – Luana Vjollcës i bllokohet hyrja e banesës nga trëndafilat/VIDEO

Insajderi
05 September 2025 - 11:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjest që të lë pa fjalë – Luana Vjollcës i bllokohet hyrja e banesës nga trëndafilat/VIDEO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale pas një sërë surprizash luksoze që shënuan ditëlindjen e saj të 34-t. Por ajo që po ngjall më shumë kureshtje është misteri: kush po i organizon këto befasira përrallore?

Fillimisht, Luana e festoi ditëlindjen në jug të Shqipërisë, në një vilë luksoze pranë bregdetit. Ambienti ishte transformuar tërësisht – qindra, ndoshta mijëra trëndafila të kuq dhe rozë zbukuronin hapësirat, ndërsa pishina dhe zona përreth krijonin një atmosferë romantike dhe elegante.

Megjithatë, surprizat nuk përfunduan me kaq.

Pak ditë më vonë, gazetarja Elona Duro ndau në rrjetet sociale një tjetër pamje që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve: kati i banesës së Luanës në Tiranë ishte sërish i mbushur me trëndafila, duke krijuar një tjetër moment magjik.

Këto gjeste të bujshme kanë lënë ndjekësit me një pyetje të vetme: kush qëndron pas këtyre surprizave të kuruara deri në detaj?


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark