×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gjesti i madh i Jurgen Klopp, i shkruajti letër motivuese tifozit të Liverpoolit me kancer

    Insajderi
    22 September 2021 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e tregon mirësinë e tij brenda dhe jashtës fushës. Tifozët e duan atë për këtë.

    Ai i ka surprizuar shpesh me mesazhe personale.

    Kohët e fundit, ai i shkruajti një letër një tifozi të “Reds” i cili ishte i sëmurë rëndë me kancer, për ta inkurajuar atë. Andy, vëllai i tifozit të Liverpoolt Chris, postoi letrën prekëse në Twitter një ditë pas vdekjes së tij.

    Në postim Andy shkruajti: “Vëllai im e mori këtë letër nga Jurgen Klopp gjatë trajtimit të tij për kancerin. Çfarë zotërie.” Mesazhi nga trajneri i “Reds” sigurisht që i dha forcë Chris për të vazhduar luftën, por në fund ai nuk ia doli. Tifozët e Liverpool morën pjesë në rrjetet sociale dhe mbjajtën zi për vëllain e Andyt.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark