×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Gjeti një kuletë dhe nuk e ktheu”, policia identifikon të dyshuarën

    Insajderi
    06 February 2024 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës njoftoj se është identifikuar e dyshuara në Prizren për shpërdorim të pasurisë së huaj, të cilës ditë më parë i ishte publikuar fotografia me qëllim të identifikimit.

    Dje policia ka shpërndarë në media kërkesën për identifikimin e një të dyshuare për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”, dje menjëherë pas publikimit të informatës , falë bashkëpunimit me qytetar e dyshuara është identifikuar dhe më nuk është ne kërkim.

    Sa për të iu kujtuar publikimi i djeshëm ishte si më poshtë:

    Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, konkretisht me date 28.01.2024 rreth orës 20:55 deri sa një person ka qene duke dal nga automjeti ne Rr Sheh Emin në Prizren, atij i kishte rene kuleta ne toke.

    Më pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vrenjtë se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur.

    Lidhur me këtë janë siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet te ketë marr kuletën e ankuesit.

    Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.

    Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.

    Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark