SC Gjilani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 0:2 kundër skuadrës kazake Shakhter, në miqësoren që po e zhvillon në Antalya të Turqisë, shkruan Insporti.com.
Golin e parë për skuadrën gjilanasve e ka shënuar mesfushori Albert Dabiqaj.
Ndërsa golin e dytë për “skifterat” e shënoi i zakonshmi, kapiteni Gerhard Progni nga penalltia.
Penalltinë e fitoi sulmuesi Blerim Krasniqi pas një kundërsulmi mirë të ndërtuar së bashku me Yll Hoxha.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Kjo ndeshje kontrolluese për dallim nga herave tjera po zhvillohet në një orar të çuditshëm.
Dueli me kohën lokale në Kosovë nisi nga ora 09:30.
Gjilani tash e disa ditë është vendosur në Antalya për të zhvilluar fazën përgatitore para se të nis kampionati i Kosovës më 17 shkurt.
Trajneri Ismet Munishi ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Enea Koliçi, Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Arbër Prekazi, Armend Halili, Yll Hoxha, Besar Musolli, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa, Gerhard Progni, Blerim Krasniqi. /Insporti.com/
Ndeshjen mund ta shikoni direkt në këtë link: