Skuadra e Gjilanit ka konfirmuar sot marrëveshjen me mbrojtësin Granit Jashari.
Jashari që vjen nga skuadra e Drenicës do ta përforcojë edhe më shumë vijën e mbrojtjes së skuadrës gjilanase aty ku trajneri Zekirija Ramadani e ka parë të nevojshme për të intervenuar.
𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Granit Jashari.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.
23 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e KF Drenica, derisa më parë ka qenë reprezentues i rregullt i moshave zingjir te Përfaqësuesja e Kosovës.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Granitit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.