Siç ishte paralajmëruar ditë më parë, sot zyrtarisht filloi punën në Klinikën Amerikane Assoc. Prof. Dr. Yetim, njëherit njëri nga ekspertët më të njohur në botë në fushën e asistimit të reprodukuar mjekësor (ART).
Me këtë rast Klinika Amerikane ofron konsulta falas për të gjithë pacientët, njofton ndër tjerash drejtori ekzekutiv i klinikës, z. Vullnet Kusari.
“Njoftojmë të gjithë pacientët që sot filloi punën zyrtarisht Assoc. Prof. Dr. Yetim, i cili edhe do të jetë udhëheqës i ekipit në Klinikën Amerikane. Jemi me fat që në mesin tonë tanimë kemi ekspertin me renome botërore në fushën e ART-së, i cili ka përvojë dhe biografi shkencore shumë të pasur.”
Me ardhjen e Assoc. Prof. Dr. Yetim, si udhëheqës i ekipit, Klinika Amerikane zotohet se do ta avancoj ofrimin e shërbimeve me standarde të larta të mjekësisë në Kosovë dhe rajon. Ky edhe ishte misioni i të ndjerit Dr. Behar Kusarit, themeluesit të Klinikës Amerikane, i cili edhe u njoh si eksperti më i madh në Ballkan në fushën e asistimit të reprodukuar mjekësor (ART). Ëndërra e Dr. Beharit vazhdon…
Biografia e Assoc. Prof. Dr. Çağcıl Yetim
Dr. Yetim ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetit e Stambollit Marmara, ndërsa ka specializuar për obstetrikë dhe gjinekologji në Universitetin Mustafa Kemal, Departamenti i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.
Më pas, Assoc. Prof. Dr. Yetim përfundoi specializimin e Endokrinologjisë Riprodhuese, Infertilitetit dhe asistimit të reprodukuar mjekësor (ART) në Departamentin e Endokrinologjisë Riprodhuese/Infertilitet në Akademinë Ushtarake Mjekësore Gülhara në Ankara/Turqi. Ai gjithashtu ka qenë në Universitetin e Miamit në Departamentin e Endokrinologjisë Riprodhuese/Infertilitetit Miami/SHBA, ku punoi për një kohë.
Assoc. prof. Dr. Yetim ka marrë pjesë në programe të ndryshme televizive, takime dhe intervista për trajtimet e infertilitetit. Dr. Yetim ka shumë punime shkencore dhe botime në shumë artikuj kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu, ai ka marrë Çmimin e Parë me hulumtimin: “Krahasimi i gjetjeve të pap testit të qafës së mitrës dhe biopsisë të pacientëve të trajtuar me LEEP” IV. Kongresi citopatologjik, Qendra e Kulturës dhe Konventës së Universitetit Hacettepe, 26-29 mars 2009.
Përvoja e punës pasuniversitare e Assoc. Prof. Dr. Yetim, është: Spitali Shtetëror Kütahya Emet, Kütahya/Turqi; Spitali Shtetëror Kirikhan, Hatay/Turqi; Endokrinologjia riprodhuese/Departamenti i Infertilitetit në Akademinë Ushtarake Mjekësore Gülhara, Ankara/Turqi; Spitali Special Iskenderun Palmiye, Hatay/Turqi; themelues i njësisë IVF në Iskenderun Özel Palmiye Hastanesi, Qendra Speciale e IVF, Mersin/Turqi; Spitali Universitar Biruni në Stamboll/Turqi; dhe Spitali Parku Mjekësor Bahçelievler, Stamboll/Turqi.