×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    GjirafaVideo, shtëpia e re e Jonida Vokshit

    Insajderi
    23 October 2019 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jonida Vokshi dhe Gjirafa na kanë befasuar me një lajm i cili premton shumë. Aktorja dhe moderatorja e famshme ka gjetur “shtëpinë” e re ku do të zhvillojë projektet e saj, si pjesë e kompanisë Gjirafa.

    Jonida është aktore shumë e pëlqyer në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo ishte pjesë e  disa mediumeve, ku u njoh nga publiku me shumë emision edhe filma, në të cilat shkëlqeu gjithmonë.

    Tash, ajo rikthehet me një lajm senzacional, ku përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur që është bërë pjesë e Gjirafa.
    Si kompani vendore me rritje të jashtezakonshme, Gjirafa është e shtrirë në shumë sfera të teknologjisë dhe medias, veçanërisht me video platformën GjirafaVideo.com ku mund të ndiqni seriale vendore, emisione, filma, dokumentarë.
    GjirafaVideo do të ketë shtrije edhe në Shqipëri, në këtë rast në bashkëpunim me Jonidën dhe shumë artistë tëtjerë do të sjellë projekte të mëdha për publikun, duke nisur nga fillimi i muajit nëntor.

    Spotin nga Gjirafa me Jonida Vokshin mund ta shihni këtu:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark